“Të gjithë tamponët e bëra pas mesnatës për anëtarët e grupit të ekipit, janë negative për Covid-19”. Ky është njoftimi i lëshuar nga Napoli, mëngjesin e së shtunës 6 shkurt, që pas pozitivitetit të Kalidou Koulibaly dhe Faouzi Ghoulam në 48 orët e fundit, i druhej rasteve të tjera të mundshme me Covid.
Orët para ndeshjes në Genova nuk ishin të lehta për Napolin. Të premten në mëngjes u konfirmua ‘pozitiviteti’ i Ghoulam ndaj një tamponi të kryer privatisht pasditen e së enjtes, në 4 shkurt. Disa orë më vonë doli pozitiv edhe Koulibaly, gjithashtu asimptomatik dhe i izoluar. Mungesa tepër të rëndësishme për Napolin, që do të ndikojnë në zgjedhjet e Gattuso për mbrojtjen kundër Genoa. Pas kësaj Gattuzo-s do t’i duhet të modifikojë mbrojtje dhe të mbështetet te Maksimoviç së bashku me Manolas dhe me Di Lorenzo në të djathtë e Mario Rui në krahun e majtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës