Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 442 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 2 mijë e 708 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 505 pacientë.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 8 mijë e 289.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 458 mijë e 731 testime të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 213 mijë e 779 pacientë, ndërsa të shëruar 197 mijë 998, kurse vdekje 7 mijë e 492.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel