Përveç derbit, në BKT Superligën e Kosovës u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera shumë të rëndësishme.
Në Skenderaj, Drenica dhe Llapi ishin nikoçire të plot tetë golave, në një ndeshje spektakolare.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Drenica, me anë të Kreshnik Ukës, që do ishte edhe njeriu më i spikatur i takimit.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Drenicës, që u duk se po kthehej te fitorja, derisa Llapi aktivizoi forcën e vërtetë në pjesën e dytë.
Fillimisht ishte Prenci në minutën e 47-të që shënoi për 1-1, dhe pastaj me radhë.
Rivera në të 52-ën, Veliu në të 58-ën, Firmino në të 68-ën dhe Idrizi në të 72-ën shënuan katër gola, për rezultatin 1-5.
Më pas, Llapi u shlirua derisa Kreshnik Uka gjeti edhe dy gola për të kompletuar tre golëshin personal.
Në ndeshjen tjetër, edhe pse me pak vështirësi, Ballkani arriti fitore shumë të rëndësishme përballë Malishevës.
Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi ishin heronjtë e Ballkanit, duke shënuar dy gola në minutat përmbyllëse të ndeshjes.
Pas 15 javësh, tabela e Superligës duket kështu:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE