Aksidenti në Bullgari – Blinken: Populli amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin maqedonas dhe bullgar
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një cicërime në Twitter i ka shprehur ngushëllime popullit të Maqedonisë së Veritut dhe Bullgarisë pasi 46 njerëz, shumica shqiptarë, kanë vdekur pasi një autobus mori flakë në Bullgari orët e para të martën 23 nëntor.
“Populli Amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve”, shkroi Blinken në Twitter.
“Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”.
Vasko Pirgov, eksperti bullgar i motorëve me djegie të brendshme, ka deklaruar për televizionin kombëtar bullgar se zjarri në autobus është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit.
Sipas informacioneve fillestare, “autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur”.
Pirgov sqaron se në këtë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja.
Më pas ka rënë zjarr dhe ka ndodhur aksidenti fatal për pasagjerët që po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se pasagjerët po ktheheshin në Shkup pasi një udhëtimi në fundjavë në Stamboll.
Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes rreth orës 2 të mëngjesit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
-
Saathoff takim me Dumanin: SPAK, institucion kyç për integrimin e Shqipërisë në BE
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
Lajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm