Mesditën e 23 nëntorit është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Xhevahir Mzhika – ish-agjent i SHISH – pasi ishte dënuar me dhjetë vite heqje lirie.
Përkatësisht Mzhika, 51 vjeç, banues në Tiranë, në vitin 2014 ka vrarë me armë zjarri shtetasin F. S., tek ish Fusha e Aviacionit – pronarin e një servisi – pas konfliktit për një gomë makine.
51-vjeçari u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit. Gjatë momentit të ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.
Ai është dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com