Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se gjatë ditë së marte do të mbahet mbledhja e radhës me ç’rast do të certifikohen rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave.
“Të martën, e 23 nëntorit në orë 13:30 KQZ mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, ka thënë Elezi.
Ndryshe të shtunën e 20 nëntorit KQZ kishte shpallur rezultatet përfundimtare të balotazhit të mbajtur më 14 nëntor.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kishte deklaruar se kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara që KQZ-ja t’i shpallë rezultatet përfundimtare, me përjashtim të komunës së Dragashit.
“Gjatë ditës së shtune KQZ-ja ka pranuar informata nga QNR-ja që mund t’i shpallë rezultatet me përjashtim të Dragashit. KQZ-ja do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë në këtë rast”, ka thënë Radoniqi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel