E përditshmja torineze sportive, Tuttosport, është hapur ditën e premte me lajmin se “BC Parners” ka bërë ofert zyrtare në drejtim të “Suning” për blerjen e Inter-it.
1 miliard euro në total thuhet se do të jetë investimi, nga të cilat 800 milionë euro do i kalojnë Suning-ut, ndërsa 200 milionë të tjera do të jenë shpenzime të menjëherëshme. Steven Zhang-u, pronari i Inter-it, kërkon 1 miliard vetëm për shitjen e klubit. Negociatat vazhdojnë.
BC Partners është një firmë ndërkombëtare britanike për investime, me pasuri 23 miliardë euro. Kompania merret me kapital privat, kredi dhe pasuri të patundëshme në Europë dhe Amerikën e Veriut.
E themeluar 35 vjet më parë, kompania me zyrat qëndrore në Londër, ka degët e saj në Nju Jork, Paris, Milano dhe Hamburg.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com