Kandidati për kryetar të Drenasit nga Iniciativa Qytetare “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi, e ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.
Ajazi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot është një ditë e vullnetit të lirë qytetarë dhe përmes votimit përcaktohet e ardhmja e komunës së Drenasit për katër vitet e ardhshme.
“Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin dhe ta japin votën lirshëm e të pandikuar, sepse vetëm kështu tregojmë për demokracinë e kultivuar në shoqërinë tonë. Sot është dita juaj! Është momenti kur ju me verdiktin në kutinë e votimit do të vendosni se si do të udhëhiqet komuna jonë për katër vitet tjera”, ka shkruar Ajazi në rrjetin social Facebook.
Ndërsa, në komunën e Drenasit, gara do të zhvillohet mes Ramiz Lladrovcit nga PDK i cili në raundin e parë kishte fituar 10 mijë e 419 vota ose 45,50 për qind dhe Driton Ajazi nga Demokratet për Drenasin i cili kishte marrë 6 mijë e 984 vota ose 30,50 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tension në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qytetarët heqin kordonin policor
-
Putini betohet në mandatin e tij të pestë si president
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet