Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.
Ai ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan.
Hyseni pas procesit të votimit, para mediave i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë masivisht.
“Bëjë apel tek të gjithë qytetarët e Gjilanit, dhe të Kosovës, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, për të ndikuar, shprehur mendim dhe bindjen e tyre politike, cilado qoftë ajo”, ka thënë Hyseni.
Ai ka treguar se në Komunën e Gjilanit nuk është shënuar ndonjë parregullsi gjatë procesit të votimit.
Ndërsa, në Komunën e Gjilanit, gara zhvillohet mes Alban Hysenit nga LVV i cili në raundin e parë kishte marrë 19 mijë e 57 vota ose 44,71 për qind dhe Lutfi Hazirit nga LDK i cili kishte marrë 18 mijë e 546 ose 43,51 për qind.
Ndërkaq, në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Bislimi: Duhet të jemi gati për luftë
-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
-
Tornadot në Oklahoma vranë të paktën katër persona dhe lanë dhjetëra të plagosur