Trajneri i Bayern Munich-ut, Julian Nagelsmann, ka thurur lavde për mbrojtësin e majtë të bavarezëve, Alphonso Davies-in.
Në një intervistë për “Kicker”, trajneri tha se “ndoshta” ai mund të jetë ndër më të mirët në botë në rolin e tij.
“Phonzie po zhvillohet shumë mirë. Duhet të lejosh që një lojtar në moshën e tij të ketë luhatje në nivelet e performancës. Kjo sigurisht do të jetë kështu dhe për vitin tjetër”, tha Nagelsmann-i.
“Ai ka parakushtet fizike për të qenë një nga mbrojtësit më të mirë të majtë. Ai ndoshta tashmë është. Nuk ka aq shumë në nivelin e tij në pozicionin e tij”, shtoi tekniku gjerman.
Kanadezi ka bërë 15 paraqitje me Bayern-in këtë sezon, ku ka dhuruar pesë asiste.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku