Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën e 8 nëntor në orën 17:00, për të zhvilluar diskutimet e radhës mbi disa çështje, ku ndër to, më e rëndësishmja, është ajo e projektvendimit për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore.
Këtë kërkesë, e kanë paraqitur në Kuvend 10 deputetë demokratë.
Me objekt krijimin e këtij komisioni të posaçëm, pritet që edhe pala e mazhorancës, të pranojë uljen në tryezën e bisedimeve.
Të paktën, këtë kanë lënë të nënkuptojnë Sekretari i Përgjithshëm i të majtëve, Damian Gjiknuri dhe kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, në dalje të mëparshme publike.
Në bazë të propozimit, komisioni do të ketë 16 anëtarë. Ai do të bashkëdrejtohet nga dy përfaqësues të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Përbërja mes shumicës dhe pakicës parlamentare do të jetë e barabartë në komision.
Po ashtu, bashkë, ngrihet edhe një grup me ekspertë teknikë, në bazë të nevojave të komisionit.
Çdo parti ka të drejtë të përfaqësohet dhe të propozojë amendamente për diskutim.
Për çështje të cilat nuk ka dakordësim mes palëve, pritet që vendimtarë të jenë ekspertët e OSBE-ODIHR si edhe Komisionit të Venezia-s, me asistencën e tyre.
Afati i veprimtarisë së punës pritet të jetë gjashtë muaj dhe mund të zgjatet në rast të një kërkese të arsyetuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin