Vuçiç mbron përsëri Dodikun – “Pse kur tjerët duan të shkëputen bën, ndërsa kur duan serbët jo?”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se “nuk e ka lexuar raportin e Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjes dhe Hercegovinës, Christian Schmidt”, por se, sipas tij, “Republika Srpska po e respekton Marrëveshjen e Dejtonit”.
“Kur e shpërbënë ish-Jugosllavinë, ata thanë se të gjithë, madje edhe provincat mund të shkëputen, por nëse serbët duan të shkëputen, atëherë kjo është e pamundur”, deklaroi Vuçiç prej Glasgow.
Ndërsa ironizoi me ligjin ndërkombëtar, të cilën sipas tij, “po na e citojnë të gjithë”.
“Një përjashtim është bërë në respektimin e ligjit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye është qesharake për mua të dëgjoj për vlera të larta dhe të drejtën për vetë-vendosje”, shtoi ai.
“Dhe”, vazhdoi ai, “kur vie puna te të drejtat e serbëve dhe e drejta e tyre për të vetëvendosur, atëherë krejt çka dëgjoni është: Ju të heshtni, ju jeni fajtor për gjithçka dhe ju s’keni të drejtë opinioni”.
Kjo, tha Vuçiç, “ndodh gjithmonë me ne serbët”.
“Duhet ta kuptojmë se situatën në botë dhe jo të qajmë e të ofshajmë. Nuk mund t’i ndryshojmë kufijtë sot, por sot mund të luftojmë për progresin ekonomik, dhe kjo është zgjidhje për ne”, përfundoi ai, duke lënë të nënkuptoj se “s’mund të ndryshojmë kufijtë sot”, por jo duke e përjashtuar një gjë të tillë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’