Futboll

Francesca Fioretti – pas Astorit tek Kolarov


E përjavshmja ‘Chi’ ka kapur aktoren, ish-Big Brother, duke shkëmbyer një puthje pasionante me mbrojtësin e Inter-it.

Tre vjet pas vdekjes së Davide Astori-t, Francesca Fioretti duket se ka gjetur lumturinë në krahët e një lojtari tjetër: Aleksandar Kolarov. Është një zbulim i revistës së përjavshme ‘Chi’, që mundi t’i fotografojë të dy ndërsa putheshin. Pastaj, pasi kaluan një pasdite së bashku, ai e shoqëroi atë në stacionin në Milano. Këtu Fioretti dhe Kolarov shkëmbyen një puthje pasionante, që zuri ballin e kopertinës së revistës në fjalë.

Sipas thashethemeve të fundit, të dy janë në lidhje për disa muaj. Për momentin, megjithatë, nuk ka arritur asnjë konfirmim nga ata vetë. Në orët e fundit Fioretti, aktorja dhe modelja e lansuar në TV nga Big Brother, është rikthyer për të folur për ish partnerin e saj i cili vdiq në 2018. Francesca dhe Davide kurrë nuk u martuan, por kishin një vajzë, Vittoria, e lindur në 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore