Moti i keq në Belgjikë i detyroi pilotët për një manovër emergjente.
Psherëtimë lehtësimi për Dries Mertens. Sulmuesi i Napoli-t u ul të shtunën e kaluar me një avion privat në Deurne, afër Antwerp, por jo gjithçka shkoi siç duhet: aeroplani doli jashtë piste. Media belge raporton që, për fat të mirë, incidenti u zgjidh pa shumë probleme. Mertens, i cili dëmtoi kaviljen e majtë në ndeshjen kundër Inter-it më 16 dhjetor, vendosi të kthehej në Belgjikë për të vazhduar rehabilitimin e tij me sistemin “Move To Cure” të fizioterapistit Lieven Maesschalck.
Për këtë ai fluturoi nga Napoli në Antwerp (së bashku me qenin e tij Juliette) me një avion privat Cessna të kompanisë kroate Jung Sky. Me të arritur në aeroportin e Deurne, për shkak të shiut të madh, pilotët nuk ishin në gjendje ta mbanin aeroplanin në pistë, duke përfunduar në barin e zonës së sigurisë. “Ne u thirrëm të Shtunën në mbrëmje rreth orës 21.20 për të ofruar ndihmë,” shpjegoi një zëdhënës i brigadës së zjarrit në Antëerp. “E sollëm avionin përsëri në pistë me dy automjete teknike”. Për fat të mirë, gjithçka u zgjidh vetëm me një frikë të madhe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel