Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, në Konferencën e Kryetarëve ka prezantuar projekt-buxhetin për vitin 2022.
Sipas saj, ky buxhet ka si synim rimëkëmbjen e ekonomisë.
Ibrahimaj pasqyroi edhe tabelën e të ardhurave për vitin 2021.
“Parashikojmë rritje ekonomike prej 4.1% në vitin 2022”, u shpreh Ministrja.
Sipas saj, qeveria ka parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliardë lekë dhe të ardhurat priten të shkojnë në 536 miliardë lekë.
Në këtë mënyrë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar që deficiti të arrijë në 101 miliardë lekësh.
“Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes”.
Gjithashtu aty theksohet, se fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe ata arsimorë.
Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së.
Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.55 miliardë lekë, duke u rritur krahasuar me një vit më parë.
Këto shpenzime shkojnë për mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.
Niveli i fondit rezervë për vitin 2022, planifikohet në masën 3.4 miliardë lekë, përkatësisht 2.4 miliardë lekë Fond Rezervë i Këshillit të Ministrave, 500 milionë lekë fond kontigjence për projektet me BE-në si dhe 500 milionë lekë kontingjencë për projekte specifike për fëmijët.
Nga ana tjetër ministrja bëri me dije se, shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.55 miliardë lekë duke u rritur krahasuar me një vit më parë.
Këto shpenzime do të shkojnë për mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.
Gjithashtu niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8% e PBB.
Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.
Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2022 janë parashikuar në masën 52.8 miliardë lekë ose 2.8% e PBB nga 46.1 miliardë lekë të planifikuara në vitin 2021.
Ministrja theksoi se një vend të rëndësishëm zë edhe fondi i rindërtimit, i cili do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.
Gjithashtu në realacionin e projektbuxhetit të vitit 2022 shkruhet se janë 214.4 miliardë lekë për kontratat e reja të parashikuara për koncesionet.
Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit dhe operimit të aeroportit të Vlorës me 4.2 miliardë lekë, atë të operimit dhe mirëmbajtjes së portit të integruar ‘Triport Vlorë’ me 5.6 miliardë lekë.
Koncesioni më i kushtueshëm që pritet të hapet në vitin që vjen është dhënia me koncesion e një segmenti rrugor Milot-Fier në Autostradën Adriatiko-Joniane me 178.2 miliardë lekë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së