Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, të premten e 22 tetorit ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me fokus shembjet e ndërtimeve pa leje.
“Jeni po aq të rëndësishëm edhe për mjedisin sa te ndërtimet”, u bëri me dije Çuçi.
Ai vendosi theksin se kontrolli i territorit për ndërtime pa leje dhe shembja e tyre është çështje me prioritet. Dhe, jo vetëm, por dhe mbrojtja e mjedisit.
Sipas tij, çdo objekt i palegalizuar duhet të shembet. Prandaj, kjo ishte dhe arsyeja, që IKMT-ja i kaloi në varësi Ministrisë së Brendshme.
“Duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit”, vijoi Çuçi.
Gjithashtu ai kërkoi një bashkëpunim të ngushtë mes IKMT-së dhe Policisë së Shtetit, kur kryefjala është kontrolli i territorit për ndërtimet pa leje.
Në fillim të muajit qershor, nisi operacioni “Bregdeti Ynë”, për shembjen e çdo objekti të ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Ajo nisi nga Velipoja deri në Ksamil.
Operacioni rifilloi sërish më 1 shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Aktualisht, veç zonave bregdetare, po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.
Në funksion të kësaj së fundit, pritet që Shqipëria të blejë edhe dronë superinteligjentë.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje dhe u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Gjithashtu u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet