Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 14 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 140 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 61 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 515.
Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë gjashtë mijë e 705.
Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 832 mijë e 920 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 681 mijë e 450.
Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë një person ka humbur jetën nga Coronavirusi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Një roje sigurie qëllohet në shtëpinë e Drake në Toronto, mes ‘luftës’ me Kendrick Lamar