Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 14 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 472 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 431 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 498 pacientë.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 6 mijë e 719.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 347 mijë e 969 testime të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 197 mijë e 669 pacientë, ndërsa të shëruar 183 mijë 972, kurse vdekje 6 mijë e 978.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”