Rezultatin e dobët dhe përgjysmimin e votës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në Kosovë, këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha, e ka lidhur me mungesën e votës së diasporës, mos-prezencën ekonomike të tyre në vend, dhe varfërinë e qytetarëve nëpër komuna.
Këto, sipas tij, sollën deri te rezultati i zgjedhjeve.
“Sapo mërgata i largohet votimit, regjimi i vjetër e ngre kokën në Kosovë”.
Në një fjali kaq të thjesht, këshilltari i Kurtit e redukton tërë kompleksitetin demokratik të Kosovës, duke i dhënë ngjyrë kapjeje ekonomike votuesit kosovar në nivel komunash, dhe fetishizuar votën e diasporës.
Hoxha, në opinionet e tij politike në Facebook, operon me terma “të kapësve” dhe “çkapësve”, ndonëse profesioni i tij prej filozofi supozohet se do të duhej t’ia kufizonte operimin me terma dikotomizues.
Madje, Hoxha, synon të kompensojë votën e mërgatës, duke inkurajuar dhe poetizuar atë.
Regjimi, që Hoxha e quan i vjetër, thotë ai “nuk mund ta kapë votën e mërgatës. Mërgata është e lirë, ndaj dhe vota e saj është e drejtë”.
Rrjedhimisht, sipas Hoxhës, vota e qytetarëve të Kosovës është peng ekonomik i regjimit të vjetër, dhe identifikon votën çlirimtare në mërgatë.
“Vota e drejtë e siguron pushtetin e drejtë. Vota e kapur siguron vetëm pushtetin e kapur”, përfundon Hoxha me një tautologji albiniane.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë