Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka lënë të kuptohet se do të ishte i interesuar për një rikthim të mundshëm te Juventus pasi tha se ndihet mirë në qytetin e Torino-s.
Pogba ishte startues në fitoren e Francës kundër Belgjikës në stadiumin Allianz të Juventusit të enjten për të arritur në finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës.
Pas ndeshjes, 28-vjeçari u pyet për një ribashkim me ish-klubin e tij dhe nuk pranoi të përjashtonte mundësinë.
“Unë ende flas me ish-shokët e mi të skuadrës, si Paulo Dybala,” tha Pogba.
“Unë jam në Manchester dhe kam edhe një vit në kontratën time, dhe pastaj do të shohim. Unë dua të përfundoj mirë atje dhe pastaj të shoh se çfarë do të ndodhë”, shtoi francezi.
Kur u pyet nëse ndihet mirë kur viziton Torino-n, ai u përgjigj: “Po”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet