Aktori, Daniel Craig, i cili ka luajtur për të fundit herë në rolin e James Bond, është personazhi i 2 mijë e 704 i nderuar me një yll në “Walk of Fame” (Bulevardi i Famës), në Hollywood të Californias.
Ndërkaq, ideja ishte edhe e detajuar, pasi që ylli i zbuluar ishte pjesë e Bulevardit 7007, për nder të rolit të tij të famshëm, i njohur si – Agjenti 007.
E pak metra më larg Craig, gjendet aktori që kishte luajtur në rolin e Bond para tij – Sir Roger Moore.
Mes tjerash, Craig, i cili ka luajtur në rolin e agjentit “007”, që nga viti 2006, ka thën se ishte një “nder absolut të ecësh nëpër Hollywood”.
53-vjeçari u prezantua nga prodhuesit e “Bond”, Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli, së bashku me bashkë-yllin e tij në shfaqjen e fundit të “No Time To Die”, Rami Malek.
“Për Michael Wilson dhe Barbara Brokoli, ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime, pa ju nuk do të isha këtu sot – faleminderit për ato fjalë të bukura. Faleminderit Rami për ato të bukurat , fjale te bukura”, tha Craig disa momente përpara zbulimit të yllit.
“Nëse lumturia matet nga shoqëria që mbajmë, atëherë unë që jam në këtë trotuar i rrethuar nga të gjitha këto legjenda më bëjnë një njeri shumë i lumtur”, shtoi ai.
Në anën tjetër, Malek, i cili fitoi një “Oscar” për portretizimin e këngëtarit të “Queen”, Freddy Mercury, në filmin “Bohemian Rhapsody”, duke folur në ceremoni, vlerësoi Craig si një aktor dhe një koleg.
Daniel Craig dhe Rami Malek.
“Ne të gjithë e dimë se ai është një aktor i shkëlqyer, ai është i përkushtuar, ai mund t’i trajtojë të gjitha marifetet e tij me njërën dorë të lidhur pas shpinës dhe tjetrën duke mbajtur një Negroni” , tha Malek.
“Ai ka këtë aftësi për t’i mbajtur këto dy gjëra potencialisht të kundërta në të njëjtën kohë – një sasi e jashtëzakonshme talenti dhe përgjegjësie dhe një ngrohtësi e pabesueshme dhe vetëdije akute për atë që u nevojitet atyre përreth”, ka përfunduar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku