Brenda kullës Eiffel, ka qenë e fshehur një banesë sekrete e panjohur për publikun e gjërë dhe vizitorët.
Kulla e çelikut, e cila ndodhet në sheshin ‘Champ de Mars’ në Paris, është bërë ikonë ndërkombëtare franceze dhe një nga strukturat më të njohura mbarëkombëtare. Kulla Eiffel, si ndërtesa më e lartë në Paris, është monumenti me pagesë më i vizituar në botë.
E emërtuar sipas inxhinierit dhe projektuesit, Gustav Eiffel, kulla u ndërtua si hark hyrës për Panairin Botëror të 1889-ës.
Por që nga ajo kohë nuk dihej se ishte projektuar edhe një banesë e fshehtë, që i përket konstruktorit francez.
Tani është bërë e mundur që të vizitohet nga afër banesa sekrete brenda simbolit të Parisit. Ajo të kthen pas në shekullin e 19 me tepihët, tapetat, ormanët si dhe dhomën e vogël të fjetjes.
I përket një stili autentik të asaj kohe dhe ka karakteristikat e shtëpisë modeste të Parisit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas gjashtë orësh, përfundon Konventa e Partisë së Lirisë
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Nga Benetton te Metro, kompanitë nga e gjithë Evropa që ende bëjnë biznes në Moskë
-
Raporti i DASH-it përmend Rozeta Hajdarin e Liza Gashin si të dënuara për mos-deklarim të pasurisë