Sport

Rikthim i madh te Real Madrid-i


Toni Kroos do të rikthehet në aksion te Real Madrid-i për të luajtur për herë të parë këtë sezon, përballë Sheriff Tiraspol.

Mesfushori gjerman ishte i lënduar që nga muaji mars, mirëpo kjo se ndali atë.

Ai luajti fundin e sezonit me Real Madrid-in, duke marrë pjesë në EURO 2020 me Gjermaninë po ashtu.

Këtë e zbuloi vet Toni Kroos në një lidhje direkte që kishte me Instagram.

“Isha i lënduar qysh nga marsi, por nuk mund ta lëja skuadrën time keq”, u shpreh Toni.

“Kisha nevojë për rikuperim, por tani jam i gatshëm që të rikthehem”, mbylli ai.

Gjermani është një ndër pikat më të rëndësishme të skuadrës madrilene, dhe rikthimi i tij pritet t’i ndihmojë edhe më shumë Ancelotti-t.

Ishte pikërisht Carlo Ancelotti ai që e transferoi Kroos-in në Madrid, në vitin 2015.

Që nga ajo kohë, Kroos është shndërruar dhe ka mbetur në një nga shtyllat kryesore të skuadrës madrilene.

Rikthimi i tij në formacion i jep edhe më shumë opsione Ancelotti-t, që ka ringjallur “makinerinë golashënuese” që nga rikthimi në Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore