Lajme

3 helikopterë serbë futen në Kosovë


Helikopteret serb mbi hapësirën ajrore të Kosovës duke provokuar Policinë në Jarinje

Në orët e pasdites së të premtes së 24 shtatorit, tre helikopterë të ushtrisë serbe janë futur në Kosovë.

Sipas burimeve të Albanian Post, fluturimi i tyre ka ndodhur mbi zonën kufitare, duke u futur në territorin e Kosovës dhe duke provokuar Policinë e Kosovës, të cilët janë pranë barrikadës të protestuesve serbëve në Jarinje dhe Bërnjak.

Rreth orës 16:00, helikopterët e tipit “Mi-35” të prodhimit rus kanë fluturuar për disa minuta.

Helikopterët e ushtrisë serbe fluturuan mbi qiellin e Jarnjes, ndërsa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës vetëm e ka vëzhguar situatën, duke mos rënë pre e provokimeve serbe.

Nga ana tjetër, serbët e tubuar në barrikadë kanë mirëpritur me zë të lartë shfaqjen e helikopterëve serbë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore