Një zhvillim i madh ka ardhur mbi çështjen e themeluesit të kompanisë së kriptomonedhave Thodex, Faruk Fatih Ozer.
Ndihmësi i tij kryesor, Edevaldo Haxhiu, është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Gjurma”. Fillimisht, organet policore e mohuan për Albanian Post se Haxhiu ishte kapur. Por, pak më pas, një njoftim zyrtar në faqen e Policisë së Shtetit, e konfirmoi lajmin.
Mediat turke e raportuan të parat kapjen e Haxhiut në orët e vona të natës në kryeqytetin shqiptar.
Sipas tyre, mes hyrjeve-daljeve të shumta Tiranë-Turqi, Haxhiu është parë jashtë hotelit ku qëndronte Ozer në Tiranë.
Rreth orës 00:30 të natës, ai është kapur sipas tyre dhe dërguar drejt paraburgimit.
Vetë Ozer është në kërkim ndërkombëtar mbi akuza se ka orkestruar një nga mashtrimet më të mëdha në historinë e Turqisë ndaj 400 mijë njerëzve, me vlerë 2 miliardë dollarë.
Por, vendndodhja e Ozer, nuk dihet. Madje, nuk dihet as nëse ai është gjallë apo jo. Dyshime ka se mund të jetë në arrati në vende të treta.
Lidhur me mashtrimin që ai ka kryer, deri më tani, janë arrestuar 62 persona. Por, që prej kur u pa në një hotel të Shqipërisë në muajin korrik, nuk është dukur më.
Çfarë ishte Thodex?
Thodex ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta – por faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill, duke u pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.
Dhe, në të njëjtën kohë, Ozer besohet të ketë hipur në një aeroplan për në Shqipëri në Aeroportin e Stambollit më 20 prill.
Dyshohet se ai ka marrë me vete rreth 2 miliardë dollarë – të aksesueshme në kripto.
Prokurorët besojnë se mashtrimi ishte planifikuar me kujdes me një ofertë fitimprurëse për investitorët që të kalojnë llogaritë e tyre kripto në Thodex.
Dhe, më pas, ata fituan pesë ditë, në të cilat likuiduan asetet dhe ikën, duke pretenduar se ishte gjetur një partner i ri.
Thodex u zotua se do të jepte 2 milionë dogecoins për investitorët që transferuan pasuritë e tyre në platformë para se të bllokohej.
Në mesin e dhjetëra të arrestuarve për skemën e supozuar përfshihen vëllai i Ozer-it, Guven Ozer dhe motra Serap Ozer – që të dy thuhet se janë burgosur.
Rreth 78 urdhër-arreste janë lëshuar në lidhje me Thodex.
Thodex ka pohuar se kriptovaluta u mbyll për shkak të mungesës së fondeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin