Gjenerali Hugo Carvajal, i cili kishte kundërshtuar urdhrin e ekstradimit spanjoll dhe ishte zhdukur, është arrestuar të enjten mbrëma.
Policia në Madrid ka arrestuar një ish-spiun venezuelas, me akuza amerikane për narkotikë, gati dy vjet pasi kundërshtoi urdhrin spanjoll të ekstradimit dhe u zhduk.
“Ai jetonte krejtësisht i mbyllur, kurrë nuk dilte jashtë ose nuk i afrohej dritares, gjithmonë i mbrojtur nga njerëzit që ai kishte besim”, tha policia e Spanjës, në një deklaratë në mediat sociale, në të cilën ata postuan një video të shkurtër, që kapte momentin kur oficerët e armatosur i vunë prangat Carvajal-it.
Në vitin 2019, Gjykata e Lartë e Spanjës miratoi ekstradimin e Carvajal, në Shtetet e Bashkuara, ku ai përballet me akuza federale për narkotikë në Nju Jork dhe Florida, për lidhje të dyshuara me rebelët kolumbianë, të njohur për kontrollin e rrugëve të vlefshme të kontrabandimit të kokainës.
Vendimi erdhi pas një vendimi të mëparshëm, nga një prej magjistrave të Gjykatës së Lartë, që hodhi poshtë urdhrin e arrestit të SHBA-ve për motivim politik.
Ndërkohë, Carvajal u lirua dhe nuk u dëgjua më, përveç një deklarate të shkurtër në mediat sociale vitin e kaluar, ku ai tha se kaloi në ilegalitet për të protestuar kundër asaj që ai e shihte si ndërhyrje politike në rastin e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhjetëra të vrarë pas plasjes së digës në Kenia
-
Policia franceze thërret legjendën e kinemasë, Depardieu, për sulme të dyshuara seksuale
-
Von der Leyen vë bast gjithçka mbi Ursulën
-
ASK-ja: Komuniteti serb në jug po regjistrohet – për hezitimin e qytetarëve në Veri kemi zhvilluar takim me institucione ndërkombëtare
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku