Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se duke filluar nga kjo javë, qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë do të punojnë edhe në ditët e fundjavës, e po ashtu edhe gjatë festave zyrtare.
MSH-ja ka theksuar se vendimi është marrë nga ministri Arben Vitia, për t’iu përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.
“Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, me të cilin është aprovuar Plani i Veprimit për Vaksinimin Masiv, që nga kjo javë qendrat e vaksinimit në gjithë territorin e Kosovës do të punojnë gjatë fundjavëve dhe festave zyrtare”, thuhet në njoftimin e MSH-së në Facebook.
Ky proces po bëhet për të lehtësuar procesin e vaksinimit në Kosovë.
“E gjithë kjo për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim”.
Vaksinimi masiv në Kosovë ka filluar në mesin e qershorit.
Në Kosovë janë administruar afro 1 milion vaksina antiCOVID.
Deri më tash 344 mijë e 277 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës e 299 mijë e 464 me një dozë.
Gjendja me COVID-19 në spitalet e përgjithshme në Kosovë
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se të enjten në spitalet dhe klinkat e Kosovës, janë të shtrirë 1 mijë e një pacientë të infektuar me Coronavirus.
Prej tyre 78 janë në gjendje të rëndë, derisa 922 po trajtohen ne oksigjenoterapi.
Në dy muajt e fundit, Kosova është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me Coronavirus.
Aktualisht raste aktive janë 22 mijë e 223.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 8 shtator janë regjistruar 24 viktima me Coronavirus dhe 1 mijë 29 raste të reja.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 153 mijë raste të infektimit.
Prej tyre 2 mijë e 685 kanë vdekur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
“FAZ”: Kurti argumentoi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
-
Abdixhiku kërkon vota për politikanin gjerman në prag të zgjedhjeve evropiane
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës