Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 486 persona.
Gjatë kësaj dite është parë një rënie e rasteve të reja në vendin tonë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 97 pacientë, ku 17 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 207 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133 mijë e 332 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 495 qytetarë. Janë kryer mbi 1.4 milionë testime totale dhe 4 mijë e 532 testime ditore.
Aktualisht janë 9 mijë e 506 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertëve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.
Gjatë kësaj dite u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët morën masa të reja kundër COVID-19.
Fushata e vaksinimit
Që prej datës 1 gusht fushata e vaksinimit masiv u vendos tё qëndrojë e hapur dhe për një muaj.
Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.
E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.
Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.4 milionë qytetarë.
Po ashtu, mbi 603 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
Aktualisht, Shqipëria administron rreth 1.9 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
-
Aksident në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike e krijuar
-
Euro pranë rënies nën 100 lekë, çfarë pritet?
Lajmet kryesore
-
Euro pranë rënies nën 100 lekë, çfarë pritet?
-
Arsimi është tkurrur, bie me 3.7% numri i nxënësve dhe studentëve në vitin e fundit akademik
-
Plani arab në katër etapa, për të ndaluar luftën në Gaza
-
Narrativa armiqësore, etiketime, fyerje, tendenca për kontroll – Mediat në Kosovë nën trysninë e pushtetit