Sergi Roberto dhe Sergio Busquest janë të gatshëm dhe shumë afër që të pranojnë uljen e pagës te Barcelona në mënyrë që t’i ndihmojnë klubit të tyre.
Presidenti Laporta gjatë javës së kaluar zbuloi që klubi të cilin ai e drejton është në borxh të madh prej 1.3 milardë dollarëve.
Për të menaxhuar klubin këtë sezon, atij i duhet ndihmë nga futbollistët, të cilëve iu ka kërkuar që të pranojnë uljen e pagës.
I pari që e pranoi këtë gjë, ishte Gerard Pique.
Pique ishte arsyeja që Barcelona arriti të regjistrojë futbollistë si Depay, Garcia dhe Emerson.
Të njëjtën gjë si Pique, pritet ta bëjnë edhe dy nga tre kapitenët tjerë, Sergi Roberto dhe Sergio Busquets.
Busquets, në njërën anë, është i gatshëm që të ulë pagën me 25 përqind.
Përveç kësaj, ai është i gatshëm edhe të heqë dorë nga një klauzolë bonusi në kontratën e tij, që ende nuk është bërë e ditur.
Sa i përket Roberto-s, ai ka pranuar që të ulë pagën vetëm në rast se kontrata e tij zgjatet.
Ende nuk dihet nëse Barcelona do të pranojë këtë gjë, por gjasat janë shumë të mëdha që po.
Të dy këto çështje pritet të finalizohen para datës 31 gusht, me skuadrën katalunase që pas kësaj date kërkon të fokusohet tërësisht në fushë, dhe jo në problemet jashtë saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel