Vokalistja e grupit “Little Mix”, Perrie Edwards është bërë nënë për të parën herë.
Perrie bashkë me partnerin e saj Alex Oxlade – Chamberlain e mirëpritën fëmijën e tyre, gjinia dhe emri i të cilit janë akoma sekret pasi që dyshja nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth foshnjës së porsalindur.
Ishte vetë Edwards, ajo që e bëri lajmin të ditur për publikun, teksa ka publikuar dy fotografi të foshnjës në llogarinë e saj të Instagram-it, ku mund të viheshin re vetëm këmbët dhe portreti i mbuluar i bebes.
“Mirë se erdhe në këtë botë bebi 21/02/201”, shkroi artistja karshi fotografive të publikuara.
Muaj më parë, Perrie, kishte bërë të ditur lajmin për pritjen e ëmbël, ndërsa në muajin maj të këtij viti kishte publikuar një fotografi me bark të rrumbullakosur, krahas të cilës kishte njoftuar më të rejat nga jeta e saj personale.
“Jam kaq e lumtur të jem pjesë e këtij rrugëtimi së bashku me shpirtin tim binjak. Unë dhe ai mezi presim të njohim beben tonë”, kishte mbishkruar ajo.
Përpos, Perrie, edhe anëtarja tjetër e grupit “Little Mix”, Leigh Anne Pinnock, ka bërë të ditur se është bërë e dy binjakëve me të fejuarin, futbollistin, Andre Gray.
Perrie dhe Alex kishin filluar lidhjen e tyre në nëntor të vitit 2016.
Gjithsesi, kujtojmë se dikur, Perrie Edwards, ishte në qendër të vëmendjes falë fejesës që ajo kishte me këngëtarin, Zayn Malk, i cili i dha fund lidhjes me artisten dy vjet më pas.
Por, si Edwards, ashtu edhe Malik, lanë të kaluarën e tyre pas duke vazhduar me partnerë të tjerë, ndërsa ky i fundit ka krijuar familjen e tij me super modelen, Gigi Hadid, me të cilën ka edhe një vajzë, që çifti e pagëzuan me emrin – Khai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”