![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/08/albright.jpeg)
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albriht, me anë të një postimi në median sociale Twitter, ka reaguar për situatën e krijuar në Afganistan javët e fundit.
Nga aty Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Kanadanë, të cilat kanë pranuar të strehojnë afganët pasi vendi ra në duart e talebanëve.
Ish-sekretarja amerikane ka shkruar se “shpreson dhe pret” që vende të tjera të ndjekin të njëjtin shembull.
“Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po punojnë për të evakuuar ata që janë në rrezik nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, veçanërisht grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, ka shkruar Albright në postimin e saj.
We must focus on saving lives in Afghanistan. As the US works to evacuate those at special risk from the Taliban, I am grateful to Albania, Canada, Kosovo and North Macedonia for offering refuge to Afghan allies, esp women & civil society leaders. I hope & expect others to follow
— Madeleine Albright (@madeleine) August 15, 2021
Albright është gruaja e parë që shërbeu në rolin e Sekretarit të Shtetit.
Ajo është nderuar me “Urdhrin e Lirisë” në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës.
Madeleine Albright, ishte në postin e sekretares nga 23 janari i vitit 1997 deri më 20 janar të vitit 2010.
Strehimi i afganëve në Shqipëri
Lajmin për strehimin e afganëve në Shqipëri e konfirmoi vetë kryeministri, Edi Rama.
Rama ka rikujtuar edhe strehimin që iu bë muxhahedinëve në Shqipëri, me kërkesë të SHBA-ve. Mbi 2 mijë prej tyre gjetën strehim në Shqipëri, në atë që Rama e cilëson si një ngjarje që “vetëm nder i bën Shqipërisë”.
“Në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani”. Kështu i është referuar Rama situatës në Afganistan.
“Thashë në samit se pas tërheqjes së ushtrive të saj, bashkësia e qytetërimit demokratik të NATO-s nuk mund t’i lerë në mëshirën e barbarëve triumfatorë, njerëzit e ekspozuar si mbështetës të afërt të misioneve paqeruajtëse atje. Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës”.
Në përmbyllje, ai e fakton se SHBA-të i kanë kërkuar Shqipërisë ta vlerësojë ndihmën që mund të japë me strehimin e afganëve. Kjo gjithsesi, si një procedurë tranziti, me destinacion të fundit Amerikën.
Ndërsa, për ata të cilët nuk janë dakord, thirrja e kryeministrit është e qartë: “Kjo nuk e ndryshon qëndrimin tim e të shumicës qeverisëse në emër të Shqipërisë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Begaj thotë se Shqipëria mbështet plotësisht propozimin e Zelenskyt, në Samitin e Paqes për Ukrainën
-
Begaj i kërkon homologes moldave të njohë Kosovën sa më parë
-
Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet, sipas Bankës Botërore
-
Asllani ‘qan’ rastin e Manajt, Sylvinho kërkon fokus, Bajrami me sytë nga Kroacia
Lajmet kryesore
-
Begaj thotë se Shqipëria mbështet plotësisht propozimin e Zelenskyt, në Samitin e Paqes për Ukrainën
-
Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet, sipas Bankës Botërore
-
Samiti i madh, si pasqyrim për propozimin e paqes në Ukrainë
-
Borrell në finalizim të raportit për masat ndëshkuese ndaj Kosovës