Sport

Messi u largua, por Barcelona ende nuk i ka shlyer detyrimet ndaj tij


Gazeta sportive spanjolle “Sport”, raporton se ndonëse Lionel Messi është larguar nga Klubi i Barcelona-s, ai ka ende para pa marrë.

Një tjetër çështje po del në dritë mes Messi-t dhe Barcelona-s. Argjentinasi flitet se ka pa marrë te Barcelona rreth 52 milionë euro, në formën e pagave të pa shlyera.

Borxhi që Barcelona ka ndaj Messi faktikisht është arritur me dakordësim mes palëve, që pagat nga periudha e pandemisë të shtyheshin dhe Klubi do i paguajë përgjatë vitit 2021 dhe 2022.

Avokatët e Messi-t janë duke u marrë me këtë çështje tashmë, ndërsa argjentinasi ka dal në stërvitje me skuadrën e PSG-së dhe ditën e shtunë do të prezantohet para tifozëve në “Parc des Pinces”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore