Një traditë shekullore, në të cilën gratë vetëshpallen burra që të çojnë përpara mbiemrin dhe për të “gëzuar privilegjet burrërore”, po vdes në Shqipërinë e demokracisë, teksa vajzat e reja kanë më shumë opsione për të jetuar jetën tyre.
Lëpushë
Si një adoleshente e burgosur në patriarkatin e një fshati malor në veriun e largët të Shqipërisë, Gjystina Grishaj, mori një vendim drastik. Ajo do të jetonte pjesën e mbetur të jetën si një burrë!
Kjo është historia e Dunit – siç njihet ajo sot – e cila shpërfaqet në një prej të përditshmeve më të mëdha në botë, The New York Times.
Duni nuk dëshironte të martohej në moshë të re. Asaj nuk i pëlqente gatimi, hekurosja apo të bënte “gjërat e grave”.
Mora një vendim personal”, rrëfehet Duni. “I thashë se jam burrë dhe nuk dua të martohem”. Kjo ishte hera e parë kur ajo i tha këtë gjë prindërve të saj.
Pak gra sot duan të bëhen – siç e quajnë antropologjistët e sotëm – “virgjëresha të përbetuara”.
Por, në kohën e Dunit, zgjedhja e saj u pranua gjerësisht. Kjo, pasi kishte më shumë raste të tilla në pjesën veriore shqiptare.
Prej 40 vjetësh, Gjystina është Duni. Fshati i saj, Lëpusha, një fshat i krishterë verior, nuk ka parë më shumë burrnesha që prej kohës së saj.
Tradita sa vjen e zbehet. Kjo, edhe për faktin se fenomeni i gjakmarrjes, ka marrë më pak jetë. Ndaj, jo shumë burra e djem janë vrarë duke lënë vetëm gra në familje.
“Shoqëria po ndryshon. Burrneshat po vdesin”, thotë Gjok Luli, një ekspert i traditave veriore shqiptare.
Sipas Lulit, kjo zgjedhje nënkuptonte edhe një arratisje nga roli i gruas.
Shmangia drejt lirisë
“Të gjitha shoqet e mia janë martuar që 16 vjeç”, rrëfen mbesa e Dunit, Valerjana.
Ajo, si të shumtë, ka vendosur që jetën ta drejtojë për nga kryeqyteti. Për të, jeta e fshatit, nuk është e pëlqyeshme.
Valerjana i vlerëson edhe prindërit e saj, të cilët pavarësisht traditave, e lanë atë të bëjë zgjedhjet e saj. “Jam me fat që kam ata prindër. Ata janë të rrallë”. Kjo, edhe për shkak të një mentaliteti ende të mbetur në kohën e diktaturës, pas pesë dekadave të mundimshme shqiptare.
Patriarkati ende jeton. Ndaj, edhe pse gratë sot kanë më shumë liri, kjo nuk duhet marrë si e mirëqenë. Është një ndryshim i madh, por njëkohësisht edhe jo rrënjësor.
Për shembull, Duni, me vendimin që dukej si jo konvencional, realisht i ishte nënshtruar disa normale shoqërore të asokohe.
“Burrat gëzojnë status të veçantë në shoqëri dhe familje” thotë Duni ndërsa sheh prapa në dekadat e veshura dhe të sjellura si burrë.
Por, shqiptarët, po lobojnë për të drejta të barabarta të grave. Mbi të gjitha, me disa lëvizje feministe që shtyjnë drejt barazisë.
Por, edhe pse për të kërkuar status të njëjtë me burrat, për disa aktiviste, zgjedhja e të qenit burrë, është tërësisht anti-feministe.
Burrnesha gjithsesi, nuk ka vetëm në veri. Diana Rakipi, një burrneshë 66-vjeçare, thotë se që e vogël është ndjerë si djalë. Ndaj, kjo mund të ketë qenë edhe një mënyrë e pranuar për kohën, për të përqasur një orientim të caktuar seksual, i cili nuk mund të pranohej gjerësisht në mënyra konvencionale.
“Nuk të bëjnë gjenitalet burrë”, e mbyll rrëfimin e saj Duni, i cili ka sot bujtinën e tij. Ditët e Gjystinës janë shuar prej tashmë 40 vjetësh. Ndërsa, shpirti i saj i burrneshës, lulëzon.
Por, jo fenomeni, i cili për pak më shumë liri, përqaset drejt themeleve perëndimore të shoqërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet