Administrata e presidentit, Joe Biden, do të miratojë me Kinën një politikë të “ durimit strategjik”.
Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë u shpreh se “ajo që është parë gjatë viteve të fundit është se Kina po zhvillohet si më autoritare brenda vendit dhe më këmbëngulëse jashtë vendit”.
“Pekini tani po sfidon sigurinë, prosperitetin dhe vlerat tona në mënyra domethënëse që kërkojnë një qasje të re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ne duam t’i qasemi kësaj me ca durim strategjik”.
SHBA-ja është duke rishqyrtuar shumë politika që lidhen me Kinën. Pjesë e politikave është dhe tregtia.
Psaki deklaroi se presidenti Biden, do të presë përfundimin e rishqyrtimit “gjithpërfshirës”, dhe më pas të përcaktojë veprimin e tij.
“Qasja e presidentit do të jetë shumëpalëshe”.
Ajo shtoi se “presidenti është i përkushtuar të ndalojë abuzimet ekonomike të Kinës në shumë fronte dhe mënyra më efektive për ta bërë këtë është përmes punës me aleatët dhe partnerët tanë”.
Vërejtjet e Psakis erdhën pasi Presidenti kinez Xi Jinping, në fjalën e tij në takimin virtual të Forumit Ekonomik botëror, bëri thirrje bëri thirrje për bashkëpunim global në trajtimin e pandemisë së coronavirusit.
“Lufta tregtare do të sjellë vetëm prishje të interesave të gjitha vendeve”.
Psaki u shpreh se deklarata e presidentit kinez nuk do të ndikojë në qëndrimin aktual të SHBA-së ndaj Kinës.
“Konkurrenca strategjike me Kinën është një tipar përcaktues i shekullit të 21-të. Kina është e angazhuar në sjellje që dëmton punëtorët amerikanë, zbehin avantazhin teknologjik dhe kërcënon aleancat tona”.
Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka mbajtur një qëndrim më konfrontues ndaj Kinës, në lidhje me disa politika si tregtia, teknologjia dhe çështja e të drejtave të njeriut./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sipas NYT, Gjykata e Hagës po përgatit urdhërarreste për liderët e Hamasit dhe Izraelit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
“Barazia në urinim”: Gratë e Amsterdamit fitojnë luftën për më shumë tualete publike
-
Ministri izraelit i Luftës thyen këmbën gjatë ecjes me biçikletë
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE