Atletja australiane, Nicola McDermott që përfaqëson vendin e saj në Lojërat Olimpike të Tokios 2020, ka një histori shumë interesante në jetën e saj.
Australiania arriti të merrte medaljen e parë olimpike në karrierë, në Tokio, për kërcim së larti.
McDermott, në vitin 2005 kur ishte në moshën 9-vjeçare, shkroi një letër ku një ditë ëndërronte të shkonte në Lojërat Olimpike dhe të garonte në ngjarjen sportive kërcim së larti.
24-vjeçarja sot (7 gusht) ka përmbushur ëndrrën e saj të fëmijërisë, për të cilën kurrë nuk rreshti së ëndërruari dhe menduari.
Përfaqësuesja e Australisë në Tokio 2020, u dekorua me medaljen e argjend, pasi kërceu në lartësinë 2.02 metër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit