Serialet turke kanë audiencën më të madhe në Rusi.
Seriali i Radio Televizionit Turk (TRT), “Ertugrul”, ka thyer rekorde shikueshmërie në botë. Ai po ndiqet me një interes të madh veçanërisht nga myslimanët e Rusisë.
Ria Novosti, agjencia ruse e lajmeve, ka publikuar një analizë mbi interesimin e qytetarëve ndaj serialeve turke.
Artikulli mban titullin “Shekulli i mrekullueshëm i serialeve turke” dhe shkruan për suksesin që kanë arritur prodhimet e kinematografisë turke.
“Regjizorët turk realizojnë projekte që fitojnë çmime Emmy”, sipas agjencisë Ria Novost.
Agjencia gjithashtu ndan me lexuesin informacion të shkurtër lidhur me serialet turke që transmetohen në Rusi dhe në botë.
Vitet e fundit Turqia, me prodhimin e serialeve, është ngjitur në vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara në tregun e industrisë kulturore, nënvizon agjencia ruse.
“Karakteristika më e madhe që i dallon serialet turke nga prodhimet perëndimore është se ato përmbajnë elementë konservatorë”, shtoi Ria Novost.
Në shikueshmërinë e serialeve ka ndikuar edhe imazhi i presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).
Kontributi i serialeve në ekonominë turke llogaritet rreth 500 milionë dollarë. Ato trasmetohen në rreth 100 vende të botës. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe