Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të martën e 3 gushtit ka kërkuar gjykim nga Gjykata e Posaçme për çështjen ndaj dy ish-anëtarëve të Kushtetueses Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja.
Lulo dhe Dedja akuzohen për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gjatë muajit prill, GJKKO sekuestroi pasuritë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, dhe ish-gjyqtarit Fatos Lulo.
SPAK nga hetimi penal zbuloi se ata kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kishin fshehur.
Fatos Lulos iu sekuestrua një dyqan 172 m2, i ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.
Po ashtu, Dedjas iu sekuestrua një apartament, me sipërfaqe 60 m2, i ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.
Për të njëjtën çështje, ata nuk bindën më herët as trupat e vetting-ut, që i përjashtuan nga sistemi i drejtësisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
Lajmet kryesore
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare