Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e 25 janarit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë. Mësohet se njëri nga drejtuesit e mjeteve është në gjendje të rëndë.
Nga përplasja e mjetit tip “Benz” me mjetin kamion tip “Skania” ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tjetër L. M, rreth 35 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.
“Më datë 25 janar 2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M, rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A, rreth 37 vjeç, banues në Dibër.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M, i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër”, ka njoftuar policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit