Elaine Thompson-Herah u bë gruaja e dytë më e shpejtë në histori, pasi mposhti xhamajkanen, Shelly-Ann Fraser-Pryce për të mbrojtur titullin e saj olimpik në 100 metra.
29-vjeçarja vrapoi 100 metra për 10.61 sekonda, vetëm 0.12 sekonda më pak se rekordi botëror i vendosur 33 vjet më parë nga amerikania Florence Griffith-Joyner.
Shericka Jackson përfundoi e treta në Tokio me një kohë 10.76, 0.02 prapa Fraser-Pryce.
“Unë jam duke luftuar me dëmtimin tim”, tha Thompson-Herah pas fitores.
“Unë shoh të gjitha komentet e këqija. Unë marr të gjitha humbjet e mia, dhe i përdor ato si motivimin tim.”
Fraser-Pryce, e cila u kualifikua më shpejt në finale, e gjeti veten nën presion, pasi starti i saj në garë nuk ishte siç priste ajo.
Me Thompson-Herah-n e cila vraponte shumë shpejtë, Fraser-Pryce u tensionua gjatë 30 metrave të fundit.
Ajo gjithashtu vendos një rekord të ri olimpik.
Thompson-Herah, e cila doli e treta në provat xhamajkane në fillim të këtij viti, e shijoi fitoren e saj mbi rivalët e saj vendas, me një ngushëllim të vogël argjendi për Fraser-Pryce me fytyrë të mërzitur.
“Nuk ishin 30 metrat më të mira sepse pata një pengesë në hapin e tretë dhe nuk u shërova kurrë nga ajo,” tha 34-vjeçarja, e cila synonte të bëhej gruaja e parë që fitoi tre tituj olimpikë në 100 metra.
“Jam e emocionuar sepse, si nënë dhe në Olimpiadën time të katërt, të jesh në gjendje të qëndrosh përsëri në podium është vetëm një nder i jashtëzakonshëm”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste