Armend Agolli do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Mitrovicës gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë të cilat do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Kështu ka njoftuar Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se Agolli “është një ndër neurokirurgët më me nam të Kosovës, i cili do t’i prijë garës sonë në ‘Qytetin e Minatorëve’”, ka shkruar Abdixhiku.
“Në Kosovë e Mitrovicë, të gjithë e njohin si një njeri jo vetëm profesionist, por dhe të dashur e me përplot respekt; një udhëheqës modern në secili angazhim të tij. Është koha që përvojën e madhe të tij ta kthejmë në shërbim të qytetarëve në Mitrovicë, qyteti që ka nevojë për transformim rrënjësisht”, ka shkruar Abdixhiku.
Po ashtu Kryetari i LDK-së është shprehur i lumtur që “profile të tilla – emra me nam botërorë / na bashkohen e bashkudhëtojnë në rrugëtimin e madh për kthimin e LDK-së”.
Këtë e ka bërë të ditur Dega e LDK-së në Ferizaj, në njoftimin e të cilës thuhet se me Halimin “do të ndryshojë qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do t’i kthehet qytetarëve”.
“Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshëm e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidojë Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Përveç këtyre kandidaturave, kryesia e LDK-së ka marrë vendim edhe për formimin e shtabeve të degëve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale.
“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që: Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, Anton Quni kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ilir Ferati kandidat për kryetar të Komunës së Istogut, Hyrie Dobrunaj kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit”.
Gjithashtu, në postimin e LDK-së thuhet se “Burim Krasniqi kandidat për kryetar të Komunës së Rahoveci, Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës, Bajrush Hoti kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, Bexhet Xheladini kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit, Jeton Biqkaj kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës, kurse Ruzhdi Shehu kandidat për kryetar të Komunës së Junikut”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel