Ambasada Ruse në deklaratën e saj lidhur me shpalljen non grata të diplomatit, Alexey Krivosheev, tha se dëshira për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy shteteve është e dyshimtë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme shpalli Alexey Krivosheev person non grata dhe kërkoi largimin e tij brenda 72 orësh nga Shqipëria. Diplomati akuzohet se ka shkelur disa herë masat anti-Covid 19, pavarësisht ankesave dhe paralajmërimeve.
Sipas ambasadës pretendimet dhe akuzat janë të pabaza dhe të trilluara. Ambasada deklaroi se asnjëhere nuk është thirrur për pretendimet dhe sjelljen e diplomatit.
Gjithashtu ajo shprehu dhe shqetësimin e saj për sigurinë e diplomatit, emri i të cilit është bërë publik. Sipas praktikës diplomatike ndërkombëtare, emrat e zyrtarëve të diplomacisë non grata nuk duhet të bëhen publik derisa punonjësi të largohet nga vendi pritës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Bardhi: Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai 3
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës