Shqipëria

Nuk respektoi masat anti-Covid, qeveria shqiptare shpall “non grata” diplomatin rus


Qeveria shqiptare shpall non-grata dhe e urdhëron tё largohet brenda 72-orёsh sekretarin e dytë të ambasadës Ruse në Tiranë ,Alexey Krivosheev, pasi nuk zbatoi rregullat anti-covid.

Sipas deklaratave të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, qeveria shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të diplomatit tё ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të MEPJ bërën me dije se kanë kontaktuar disa herë diplomatin për t’i bërë me dije shqetësimin.

Megjithatë, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e tyre.

MEPJ ka deklaruar se sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohej apo tolerohej më tej.

Deklarata e Ministrisё për Europën dhe Punët e Jashtme

Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Persona non Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.
Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo.
Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore