Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, në 24 orët e fundit, kanë vënë nëntë shtetas në pranga, për drejtim mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.
Deri më tani janë pezulluar 50 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe janë marrë 1 mijë e 804 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Rrugore, nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi në akset rrugore drejt zonave bregdetare është i lartë, apelon për drejtuesit e mjeteve që mos të qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjithashtu ajo apelon që të mos kryhen parakalime të gabuara dhe të mos përdoret celulari gjatë drejtimit të mjetit.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital dhe në numrin e emergjencave 112, për çdo paligjshmëri.
“Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tregtarët e Belshit sërish në protestë për zhvendosjen e tregut, Bashkia: Zhvillimi i tregtisë aty ishte burim aksidentesh
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti i thotë Scholzit se shpreson në “mbështetjen e palëkundur” të Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës