Tashmë është zyrtare, Barcelona do të ketë përballë për trofeun “Gamper” skuadrën italiane të Juventus-it, në datën 8 gusht.
Fillimisht do të përballen skuadrat e femrave, duke filluar nga ora 18:00 dhe më pas “Camp Nou” do të presë Barcelona-n e Ronald Koeman-it dhe Juventus-in e Massimiliano Allegri-t.
Kjo do të jetë hera e dytë që dy skuadrat përballen për trofeun “Gamper”. Hera e parë ishte më 24 gusht 2005.
Atë ndeshje, koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ku shënuan Del Piero, Trezeguet, Iniesta dhe Van Bronckhorst. Por, bardhezinjtë dolën triumfues nga pika e bardhë e 11 metërshit me rezultatin 4-2.
Ndeshja mbahet mend mbi të gjitha për shpërthimin e një talenti të ri 18-vjeçar, që më pas do të bëhej një nga më të mirët e historisë së futbollit, në mos më i miri, Lionel Messi.
Ndeshja e 8 gushtit pritet të ketë rreth 19 mijë e 869 tifozë të pranishëm, çka përben 20% të kapacitetit të stadiumit.
Gjithashtu, ndeshja pritet të risjllë edhe një herë duelin mes dy super yjeve të futbollit, Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve