![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/07/1654.png)
Skuadra kosovare, Drita, ka mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim tutje në “Europa Conference Leauge” duke barazuar më gjigantin holandez, Feyenoord.
Ndeshja e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll pa gola, më skuadrën e Dritës e cila u mbrojt në mënyrën më të mirë përbllë një kundërshtari të fortë.
Trajneri Ardian Nuhiu e kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen, me një mbrojtje të ngjeshur dhe të disiplinuar, ndërsa tentonin në kundërsulme.
Rastin më të mirë për gjilanasit dhe të vetmin në pjesën e parë e kishte maqedonasi, Marko Simonovski, por nuk arriti të gjuajë saktë në portë.
Ndërsa rastin më të mirë në ndeshje e kishte skuadra holandeze në minutën e 72-të, kur një pasim nga Marcus Pedersen përfundon te Guus TIl dhe Luis Sinsiterra që futen me shpejtësi në zonë, por goditja e këtij të fundit shkoi jashtë nga pesë metra.
Në fund, Drita arriti një barazim përballë 15 herë kmpionëvë të Holandës dhe gjithçka mbetet ende e hapur për një kualifikim tutje në ndeshjen e kthimit.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit, do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Rotterdam.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
U vazhdohet paraburgimi 3 të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjë