Si përherë, në kryetitujt e tabloideve botërore tashmë është bërë e zakonshme që vend të zëj dikush nga familja Kardashians.
Kësaj radhe, në fokusin e mediave ka qëndruar, nëna e motrave Kardashians, Kris Jenner, e cila është “akuzuar” se e ka inkurajuar vajzën e saj, Kim, për të dalë në takim me ish të fejuarin e Jennifer Lopez, Alex Rodriguez.
Sipas një raporti të ri, Kim, ka qenë “në kontakt” me ish-yllin e sportit në muajt e fundit dhe “po mendon seriozisht” të takohet me të pasi dëshiron të “takojë dikë që mund ta përputhë atë në financa dhe status”.
Mes tjerash, u tha që e ëma e Kim, i ka propozuar vajzës së saj që të rishqyrtoj mundësinë për një lidhje mundshme me Rodriguez, duke thënë se Alex “do të donte një partner të famshëm si ajo”.
“Ndihmon që Kim është gjithashtu më e re se Jen, dhe ai është vërtet i impresionuar me gjithë avokatinë e saj ligjore”.
“Ata kanë komunikuar shumë. Janë akoma ditë shumë të hershme, por ashtu, të dy duken perfekt për njëri-tjetrin dhe Kris me të vërtetë po e inkurajon Kim t’i japë Alex një shans. Ajo mendon se ata mund të bëhen çifti i ri i artë i Amerikës”, tha një burim pranë revistës “Heat”.
Por, mediat e cilësojnë si të shkurtër periudhën e beqarisë së Kim Kardashian, prandaj mbetet të shifet nëse vërtetë do të ndodh diçka mes saj dhe Alex Rodriguez.
Dyshja konfirmuan ndarjet e tyre gjatë këtij viti, Kim nga Kanye në shkurt dhe Alex nga JLO në prill.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku