Partia politike serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik, do t’ia paguajë dënimin me 6 mijë e 700 euro gjobë serbit Risto Jovanoviç të dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ditën e mërkurë.
Këtë e konifromoi kreu i kësaj partie serbe, Andrija Mandiç.
Ai tha se e kanë për detyrë shlyerjen e asaj gjobe dhe nxjerrjen e Risto Jovanoviçit nga burgu, pasi “ai ishte besnik ndaj betimit tonë për Kosovën, siç janë të gjithë serbët, me të cilët i ndajmë vlerat e njëjta për Kosovën”.
“Ne si Front Demokratik, kemi vendosur të grumbullojmë ato fonde dhe tua japim familjes së tij për ta paguar gjobën”, tha Mandiç.
Ai ka akuzuar vendimin e gjykatës si të turpshëm dhe e ka quajtur shtetin e Kosovës “shtet fals me fytyrë të ligë” që dënoi “një njeri që s’ka bërë asgjë”.
Ai është dënuar nën akuzën për “nxitje të urrejtjes dhe mos-tolerancës kombëtare dhe fetare”.
Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vlora Pacolli, në arsyetimin e vendimit të ndërmarrë, ka thënë se Jovanoviç është dënuar, pasi i njëjti është dëgjuar duke bërtitur “Vrite shiptarin”, “Ne do ta lajmë Kosovën me gjak” e “Kosova është Serbi”.
Ai është arrestuar më 28 qershor në Gazimestan, gjatë shënimit të festës serbe së Vidovdanit ku zakonisht çdo vit shpërfaqet nacionalizmi serb, me rituale mesjetare të legjendave dhe miteve iracionale me të cilat ushqehet nacionalizmi destruktiv serb.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
-
Abdixhiku kërkon vota për politikanin gjerman në prag të zgjedhjeve evropiane
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it