Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka treguar krizat që përballet ai ditën e parë.
Do të lëshojë urdhërat ekzekutiv për luftimin e coronavirusit dhe përgatitjen e masave për të luftuar problemet ekonomike.
Biden dhe ekipi i tij e gjetën veten në atë që presidenti e quante “ kohe lufte”, duke e përshkruar luftën ndaj coronavirusit si një “emergjencë kombëtare”.
Përpos humbjeve të jetës nga virusi prej 408 mijë njerëz, edhe 900 mijë të tjerë paraqitën kërkesa të reja papunësie, duke shkaktuar një treg të shkatërruar të punës.
Në mbledhjen e organizuar në Shtëpinë e Bardhë, Biden përshkroi një strategji të re kombëtare për luftimin e virusit.
Ai njoftoi nënshkrimin e 10 urdhrave ekzekutivë dhe dokumentave të tjerë për të drejtuar përgjigjen e qeverisë federale me qëllim rihapjen e shkollave, bizneseve.
Gjithashtu për të siguruar udhëtime më të sigurta dhe për të ritur vaksinimet.
Ai ju bëri thirrje amerikanëve të “ maskohen” për 100 ditët e ardhshme .
“Me ktë mënyrë mund të shpëtojnë më shumë se 50 mijë jetë”.
“Më lejoni të jem shumë i qartë. Gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen përpara sesa të përmirësohen. Vdekjet mund të kalojnë numrin 500 mijë muajin e ardhshëm. Ne do ta kalojmë këtë. Ne do ta mundim pandeminë”.
Ai kritikoi shpërndarjen e vaksinave të ish presidentit Donald Trump, si një “ dështim”.
Qëllimin e tij të administrimit të 100 milionë vaksinave brenda 100 ditëve e konsideroi “një nga sfidat më të mëdha të vendit që është ndërmarrë ndonjëherë”.
Numri mesatar i vaksinave të administruara gjatë javës së kaluar ishte rreth 936 mijë .
Ai autorizoi, Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes, për të rritur përpjekjet në luftën ndaj pandemisë dhe rritjen e shpërndarjes vaksinave.
Pavarësisht nga thirrjet e Biden-it për unitet, republikanët do të kenë kundërshtime ndaj shumë prej planeve të tij fillestare./AbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
5 njësi të Ushtrisë Izraelite përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thonë SHBA-të
-
Në prag të zgjedhjeve: Cilat janë grupimet evropiane
-
Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës