Piktori dhe restauruesi i njohur i veprave të artit, Mustafa Arapi, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Arapi ishte i infektuar me koronavirus. Lajmin e hidhur e ka dhënë në rrjetet sociale, vajza e Arapit, Dorina Arapi.
“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, njoftoi ajo.
Ministria e Kulturës i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të artistit, pedagogut, restauratorit Mustafa Arapi.
“Humbja e tij e parakohshme është humbje edhe për kulturën shqiptare!”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ngushëlloi familjen e artistit duke vlerësuar kontributin e tij në artin shqipëtar.
“Ndarja nga jeta e piktorit e restauratorit Mustafa Arapi ishte lajmi i hidhur i këtij mëngjesi. Prej tani e ndjejmë mungesën e madhe të një mjeshtri, që mbajti në jetë shenjtorët e pikturuar nga Onufri, Çetirët, Zografët… Trashëgimia jonë kulturore humbi një nga mbrojtësit dhe ruajtësit e saj më të pasionuar.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve!”, shkruan ajo./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Petrit Halilaj, ylli që po shkëlqen në arenën artistike ndërkombëtare, sipas The New York Times
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës