Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, ka zgjedhur formacionin më të mirë të edicionit të 47-të të Copa America, në të cilën triumfoi kombëtarja e Argjentinës, duke mposhtur në finale Brazilin me rezultat 1:0.
Padyshim 11-shja më e mirë e Kupës së Amerikës, përbëhet nga futbollistët e ekipeve finaliste, Argjentina dhe Brazili.
Fituesi i trofeut, Argjentina, përfaqësohet me katër futbollistë: portierin Emiliano Martinez, mbrojtësin Cristian Romero, mesfushorin Rodrigo De Paul dhe, pa dyshim, Lionel Messi-n, i cili përmbushi ëndrrën duke fituar këtë trofe, pasi që vetëm ky i mungonte në sukseset e shumta të tij.
Ndërsa, tre futbollistët e formacionit të Brazilit janë: Marquinhos në mbrojtje, Casemiro në mesfushë, si dhe Neymar në fazën e sulmit.
Derisa 11-shen më të mirë nga Copa America, e plotësojnë: Isla i Kilit dhe Estupinan i Ekuadorit që pozicionohen në krahët e mbrojtjes, futbollisti i Peru-së, Yotun në mesfushë, si dhe në sulm pozicionohet kolumbiani Diaz.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel